Lajme

Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

03/29/2024 16:48
nga:Sh R

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nuncin Jean Marie Speich.

Gjatë takimit, Ahmeti e njoftoi Nuncit Speich për progresin e Kosovës viteve të fundit.

“Ai, po ashtu vlerësoi lartë përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës. Zëvendësministri Ahmeti dhe Nunci Speich biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë si dhe zhvillimet e tjera”, thuhet në njoftim.