Lajme

Zëvëndëskryeministrja Redzepi pret në takim një delegacion të lartë, në krye me Majlinda Bregun

04/22/2021 17:47
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, pati sot një vizitë në Këshillin për Bashkëpunim Regjional (KBR) me seli në Sarajevë (BH).

Delegacionin e KBR-së e përfaqësuan Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme, Amer Kapetanoviq, shef i Departamentit politik dhe Pranvera Kastrati, eksperte e lartë për ndërlidhje ekonomike dhe dixhitale.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi paraqiti para delegacionit të KBR-së vizionin e idesë për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe prosperuese midis Kosovës dhe BH-së.

Ajo me këtë rast theksoi që lidhja me institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës është shumë e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës dhe popullin Boshnjak në Kosovë, duke theksuar që prioritet duhet të jenë forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, heqja e ndërsjellë e regjimit të vizave, njohja reciproke e dokumenteve dhe forcimi i bashkëpunimit kulturor, ekonomik, politik dhe çdo bashkëpunim tjetër.

Delegacioni i KBR-së ofroi të ndërmjetësojë në ndërtimin e lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve, kurse Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi u zotua që rreth bisedimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme do të konsultohet me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, dhe që do të insistojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella midis BH-së dhe Kosovës, që ky bashkëpunim të avancohet sa më shpejt të jetë e mundur.

LEXO EDHE:

COVAX-i përballet me mungesë në skemën e shpërndarjes së vaksinave