Lajme

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian

07/21/2023 09:37
nga:Y I

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, raporton Gazeta Blic.

Anëtarët e këtij Komisioni kanë deklaruar për media se mungesa në mbledhje ka qenë e paramenduar nga Bislimi dhe anëtarët e pozitës.

Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se zëvendëskryeministri Bislimi do të duhej të ishte sot në Komision për raportim. por siç tha ajo po shihet se kjo qeveri s’ka aspak transparencë në dialog.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të duhej të ishte sot këtu, me na tregu në lidhje me takimin që ka ndodh në Bratisllavë, takim i cili nuk do të duhej të ndodhte atje por do të duhej të ndodhte në Bruksel apo Washington.Po shohim se si kjo Qeveri e ka nis këtë dialog pa aspak transparencë dhe po presim takimin e radhës kurdo që është zëvendëskryeministri të vijë dhe të raportojë” tha Krasniqi para mediave raporton Gazeta Blic.