Lajme

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit në Kosovë/ Krasniqi flet për rëndësinë e vizitës së tij dhe çka pret nga ajo

01/08/2025 14:45
nga:G B

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, do  të qëndrojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi deri më 11 janar.

Për vizitën e tij në Kosovë dhe pritjet nga kjo vizitë, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherësh kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit me numër 36 në listë, ka folur për Gazeta Blic.

Ajo ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite për Kosovën.

“Çdo vizitë e këtij niveli është e rëndësishme për Kosovën. Në Kosovë, ai pritet të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ajo.

Deputetja vlerëson se “Kosova duhet të koordinojë çdo veprim me SHBA-në”.

Krasniqi ka thënë se pritet angazhim nga SHBA-të në dialog, por që kërkesa e tyre është që të dialogohet për njohje reciproke, gjë që Qeveria nuk e ka bërë.

“Natyrisht që presim të angazhohet, sepse roli i saj nuk mund të zëvendësohet nga askush. Por e dimë mirë rolin e SHBA-së në dialog: kërkesa e saj është e qartë që dialogu të zhvillohet vetëm për njohje reciproke dhe jo në asnjë formë tjetër. Kjo qeveri, për fat të keq, ka dështuar në këtë proces e zhvendosur dialogun edhe për tema te brendshme”, ka deklaruar deputetja Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/

 

Verma për vizitën në Shqipëri, Kosovë e Serbi: Do ta riafirmojë angazhimin e ShBA-së për Ballkanin