Sporti

Zero gola në 4 ndeshjet e fundit kundër Bayernit, statistikat e tmerrshme të Barçës

10/22/2024 13:25
nga:Lorik J

Në ndeshjet e drejtpërdrejta mes të mëdhenjve të Evropës, ndoshta nuk ka pasur kurrë një çekuilibër kaq të madh sa ai që u shfaq në duelet e fundit mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Nga rezultati famëkeq 2-8, i 14 gushtit 2020 deri tek ai 0-3 i 26 tetorit 2022, skuadra katalunase ka pësuar pesë humbje radhazi kundër skuadrës gjermane, e cila ka shënuar 19 gola dhe ka pranuar vetëm dy.

Në katër ndeshjet e fundit diferenca, është edhe më e theksuar: 11 gola për Bayernin.

/GazetaBlic Sport