Kosova dhe Serbia megjithatë do të ftohen të marrin pjesë në Samitin për Demokracinë që do ta organizojë Presidenti Joe Biden.
Zëri i Amerikës para pak minutash ka nxjerrë lajmin që kjo do të ndodhë, por një konfirmim zyrtar VOA ka deklaruar se ende nuk e ka, ndonëse gjatë ditës ka qenë në kontakt me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, të cilët nuk kanë kthyer ende përgjigje.
Të premten e javës së kaluar mediumi amerikan “The Politico” kishte siguruar një listë të vendeve që do të ftohen nga Biden dhe në atë listë jozyrtare, Kosova nuk ishte ndër qeveritë e ftuara.
Më 9-10 dhjetor, Biden do të jetë nikoqir i një samiti virtual për udhëheqësit e qeverive, shoqërisë civile dhe sketorit privat, i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia dhe do të ofrojë një platformë ku udhëheqësit angazhohen, individualisht ose kolektivisht, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Grenell: Biden dhe Trump kanë të njejtin qëndrim për Marrëveshjen e Washingtonit


