Lajme

Zeqiri: Vulin do të veprojë në komandën e Vuçiqit

05/01/2024 19:45
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i ECMI-së, Adrian Zeqiri, vlerëson se Aleksandar Vulin do të vazhdojë të veprojë nën instruksionet e Aleksandar Vuçiqit.

Zeqiri, mes tjerash thotë se Vuçiqi ka ndryshuar pozicion pas fitores në zgjedhje dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Kinën.

“Besoj që zotëri Vulin dhe atëherë dhe tash do të veprojë në komandën dhe instruksionet e shefit të tij, që është zotëri Vuçiq”, u shpreh Zeqiri.

“Edhe atëherë zotëri Vulin dhe Radojçiqi nuk kanë punuar në krye në veti, kanë punuar me njohjen e plotë të Vuçiqit, kur është nxehur situata politike dhe nën trysni politike, zotëri Vuciq për një moment i ka djegur këto karta për me shpëtua lëkurën e vet politike”.

“Tani që ndihet në një pozicion komod pas fitimit të zgjedhjeve dhe pas përmirësimit të marrëdhënieve me Kinën dhe avancimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe pozicionit të saj më të mirë përgjegjësish në skenën globale mendoj që e sheh e veten në mënyrë më komode edhe të manipulojë me lojën politike edhe me SHBA-në, me perëndimin dhe Rusinë, Kinën”, u shpreh Zeqiri.