Lajme

Zeqiri i reagon Shalës: S’ka koalicion me PDK-në, ma përpara shkojmë në zgjedhje

04/23/2025 21:01
nga:G B

Gazetari dhe komentatori politik, Sadik Zeqiri ka reaguar ndaj deklaratës së Krenar Shalës, i cili në “Politiko” tha se LVV-ja do të hyjë në koalicion me PDK-në.

Zeqiri ka thënë se ma përpara shkohet në zgjedhje sesa të ketë një koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Me PDK-në nuk ka koalicion dhe nuk do të ndodh, më përpara shkohet në zgjedhje sesa shkohet në koalicion PDK-ja me LVV-në”, ka thënë Zeqiri.