Lajme

Zeqiraj: Hiqja VV-së Albin Kurtin e ka problem pragun, goditje për PDK-në mungesa e liderëve!

02/18/2025 22:10
nga:Y I

Gazetari, Florent Zeqaj ka thënë se fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është e thellë.

Kjo pasi sipas tij, kjo parti ka garuar edhe me dy subjekte tjera brenda dhe se partia e dytë(PDK) ka liderët e saj në Hagë.

Tutje, ai tha se nëse kryeministri, Albin Kurti largohet nga kjo parti atëherë LVV nuk do ta kalonte pragun.

“Për mu nuk është fitore shumë e thellë fitorja e LVV-së në këto zgjedhje, pasi ky subjekt garon me dy subjekte tjera brenda. Tu e ditë faktin që është katër vjet në pushtet dhe PDK është me dy liderë në Hagë dhe LVV e ka aty avantazhin pasi e ka liderin historik. Hiqja ti LVV-së Albinin unë ta garantojë që nuk e kalon pragun. Është qëndrim i jemi. Edhe të AAK me e largu Ramushin e ka problem me mbijetu. PDK e LDK u panë… Kur largohen liderët janë goditje të mëdha…”, ka deklaruar ai në Tëvë1.