Lajme

Zenun Pajaziti: Institucionet janë vonuar, ngjarja e 16 shtatorit ka peshë historike

09/25/2026 17:01
nga:L J

Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar në Specialen e Klan Kosovës se institucionet janë vonuar në reagimin ndaj zhvillimeve pas aktgjykimit të Speciales.

Duke folur për veprimet institucionale, Pajaziti tha se Kryesia e Kuvendit dhe institucionet do të duhej ta fusnin çështjen në rend dite, pa e pyetur PDK-në.

“Do të ishte mjaftueshëm korrekte që Kryesia e Kuvendit dhe institucionet ta fusnin në rend dite, pa e pyetur PDK-në”, tha Pajaziti.