Lajme

“Zemra mal…”, Fatmir Limaj pas përurimit të nënkalimit dhe parkinugut nëntokësor: Urime Malishevë

08/08/2025 22:53
nga:Gazeta Blic

Në Malishevë sot është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor, ku shumë qytetarë morën pjesë në këtë ceremoni. Pjesë e kësaj ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë edhe video nga kjo ceremoni, Limaj tha se ndihet shumë i lumtur që tashmë vendlindja e tij ka hapur një histori të re të zhvillimit e përparimit.

“Zemra mal, kur shoh vendlindjen time që tashmë ka hapur një histori të re të zhvillimit e përparimit. Urime projektin e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, Malishevë”, shkroi Limaj.

Videon mund ta shikoni KËTU.