Euro2024

“Zemra ime është zikaltër”, Calhanoglu harron eliminimin me Turqinë: Jam pjesë e familjes interiste

07/08/2024 08:47
nga:E K

Hakan Calhanoglu harron eliminimin e Turqisë nga Euro 2024 me Holandën dhe përgatitet për një tjetër sezon me Interin në Serie A.

Mesfushori turk, theksoi se largimi nga Inter nuk ka qenë kurrë një opsion për të, pavarësisht zërave të merkatos për një transferim te Bayern Munich.

“Nuk kam menduar kurrë që të largohem nga Inter, jam krenar që jam pjesë e familjes interiste. Unë jam një interist, dhe zemra ime është zikaltër”, u shpreh Calhanoglu.

Turku, tashmë do të marrë disa ditë pushime dhe nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Inter më datë 13 korrik, teksa do t’i bashkohet zikaltërve disa ditë më vonë, ashtu si pjesa tjetër e lojtarëve që ishin të impenjuar me kombëtaret përkatëse.