Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në edicionin special të Kanal10 për zgjedhjet në Amerikë, ka treguar se nga kush është duke anuar.
Ai la për të nënkuptuar se LDK-ja është përkrahëse e Donald Trump-it, raporton Gazeta10.
“Tani zemra është në anën e majtë, Kosova personalisht besojë që jemi të gjithë të lidhur me rolin e demokratëve, Demokracia në Amerikë funksionon, shpresojë që kush do të zgjedhjet president nuk do të ndryshojë raportin me shtetin e Kosovës, ne LDK-ja nga se e mbajë në mend kemi qenë të djathtë dhe e kemi ruajtur këtë raport”, tha Haziri në Kanal10.