Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar momentin kur VV votoi kundër shtesave për Policinë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Pushteti i VV-së është pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, assesi i veprave për t’i dalë në ndihmë policisë së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkelqyeshme të tyre po provojnë ta përvetwsojnë me çdo kusht.
Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, assesi i veprave për t’i dalw në ndihmë policisë së Kosovës.


