Lajme

Zemaj u takua me ambasadoren e Holandës në NATO, biseduan për rrugën euroatlantike të Kosovës

03/18/2022 18:47
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Kosovës në Bruksel përgjegjës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me ambasadoren e Holandes në Aleancë, Marisa Gerard, të cilën e ka falëndëruar për përkrahjen që Holanda po i jep ambicieve euroatlantike të Kosovës.

Zemaj shkroi në Tëitter se ka pasur një takim tejet frytdhënës me ambasadoren e Holandës.

“I shpreha falënderim Holandës për përkrahjen e vazhdueshme, duke nënvizuar kontributin e këtij vendi për paqe dhe siguri dhe për rrugën euroatlantike të Kosovës”, shkroi Zemaj.