Lajme

Zemaj ‘thumbon’ Kurtin: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri

04/25/2021 15:50
nga:Gazeta Blic

Ish-ministi i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas pjesëmarrjes në zgjedhjet në Shqipëri, të kryeministrit Albin Kurti.

Pas raportit 24 orësh të IKSHPKS, Zemaj ka thënë se ndonëse sot ishin 4 vdekje nga Covid-19, nuk është bërë asnjë vaksinim për të shpëtuar jetë dhe asnjë veprim nga kryeministri i Kosovës për qytetarët e vetë, përcjell Gazeta Blic.

“Koken si struci në Kosovë, e bishtin e mbane lartë në Shqipëri”, shkruan Zemaj.

Ndryshe, sot janë shënuar edhe 227 raste të reja dhe 4 vdekje nga Covis-19 në Kosovë.

Më poshtë postimi i plotë:

Koken si struci në Kosovë, e bishtin e mbane lartë në Shqipëri.
4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë.