Lajme

Zemaj: Shkurtimi i shtesave për personelin shëndetësor tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë

04/22/2021 14:09
nga:Y I

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas zvogëlimit të përkrahjes nga Qeveria për personelin shëndetësor, shkruan Gazeta Blic.

Zemaj thotë pas një viti përballjeje me virusin vdekjeprurës, shkrutimi i shtesave, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë.

“Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”

Postimi i plotë:

Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara.

Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie.

Komisioni Evropian refuzon të blejë 100 milionë vaksina shtesë nga Astra Zeneca