Armend Zemaj, deputeti nga radhët e LDK-së ka thënë të martën se çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen.
Deputeti Zemaj ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’ për çmimet e produkteve ushqimore, ku ka thënë që çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.
Ai thotë se rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur dhe ka akuzuar pushtetin se nuk është duke marrur masa dhe nuk po vepron as Autoriteti i Konkurrencës.
“Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit. Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës”, ka shkruar Zemaj.