Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar në të gjitha fushat.
Zemaj në një deklaratë dhënë për GazetaBlic thekson se, VV’së i ka ikur koha duke u marrë me të kalurën, teksa shton se janë pa vizin, dije e kompetencë profesionale.
“Nese e marrim qeverisjen e VV-së si tërësi, mund ta themi pa asnjë dyshim, se në të gjitha fushat e qeverisjes kanë dështuar, koha ju ka ikur duke u marrë me të kaluarën, sepse kishin premtime të mëdha, por nuk kishin vizion, dije e komptencë profesionale për t’i realizuar në praktikë”, tha Zemaj.
Por, sipas deputetit të LDK-së më e rënda që ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve është korrupsioni masiv.
“Më e rënda e kësaj korrupsioni masiv e i udhëhequr nga parapolitika e VV-së. Katër vjet te humbuara për Kosovën”, tha Zemaj për GazetaBlic.