Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zemaj ka thënë se Qeveria është fajtore për pozitën në të cilën ndodhet Kosova, dhe se këto sanksione janë të dëmshme në aspektin integrues.
“Është për keqardhje mënyra edhe situata në të cilën Qeveria e ka vendos Kosovën, që BE-ja të vendos sanksione”, tha ai për Gazeta Blic.
“Sjellja e tillë, logjika e vazhdimit të një qasje të tillë nuk mendoj që e lehtëson rrugën europiane, por sa më shumë e rëndon ose e largon, në mënyrën më të dëmshme”, tha Zemaj.
Zemaj madje qasjen e Qeverisë Kurti e quan skandaloze, “në kuptimin e gjithë atyre zhvillimeve të cilat po i shohim çdo ditë, po asnjë qëndrim konkret ose korrekt edhe në raport me partnerët por edhe me Bashkimin Europian”.
Gjithashtu sipas Zemajt, është e kotë të mendohet për mënyra për të dalë nga kjo situatë kur sjellja dhe qasja e Qeverisë është jo e duhur.
“Me këtë qasje ajo çka po shihet dhe me kët sjellje inatqore, ose nga paaftësia edhe për të komunikuar ose për të vlerësuar, se Kosova e ka interes rrugën Europiane është e pakuptimtë të japim këshilla se si duhet të veprohet, sepse padëgjueshmëria dhe sjellja e kësaj qeverie, e ka sjell në këtë situatë që ne jemi në sanksione nga Unioni Europian, dhe nëse vazhdojnë me këtë padëgjueshmeri dhe këtë sjellje atëherë dëmi vetëm do të rritet edhe procesi integrues do të stërgjatet dhe do të ketë edhe kosekuenca jo vetëm ekonomike por edhe politike”.


