Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka përgëzuar televizionin Kanal për eventin e organizuar për zgjedhjet në SHBA.
Zemaj ka thënë se ngjarjet e tilla janë tregues i miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka thënë thënë se populli kosovar është mirënjohës për gjithçka që ka bërë SHBA në Kosovë.
“Kjo është njëfarë simbolike ose ideologjie e përbashkët me LDK-në që ngërthen në vete edhe atë simbolikën e presidentit dr.Ibrahim Rugova me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në, e që është alternativa e vetme për të ecur përpara”, ka thënë Zemaj.
Tutje, Zemaj ka theksuar se zgjedhja e presidentit të SHBA-së nuk përbën shumë diferencë për Kosovën, ngaqë siç theksoi ai, politika amerikane ka qenë gjithmonë në krah të popullit të Kosovës.
“Politika amerikane ka qenë gjithmonë në krah të popullit të Kosovës”, ka thënë Zemaj.