Lajme

Zemaj për rritjen e rasteve me COVID: Krejt për pushtet e asgjë për shëndet

07/16/2022 22:38
nga:Genita C

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar rritjen e rasteve me COVID-19 së fundmi në Kosovë, bashkë me të cilat dita-ditës po ka edhe viktima.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka akuzuar Qeverinë për mungesë veprimi.

Ai ka thënë se në këtë situatë të vështirë, sipas tij prioritet i Qeverisë po është mashtrimi.

Postimi i plotë i Zemajt:

Krejt për pushtet e asgjë për shëndet!

E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.084 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 1.219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi.

Haxhiu: Virusi po lulëzon në Kosovë, Kurti nuk e ka prioritet shëndetësinë por pushimet në Greqi e turniret e futbollit