Lajme

Zemaj: Pas zbulimit të ‘Lule Gjelit’ servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

07/25/2026 18:13
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë profilet e rreme që kanë qarkulluar në ‘facebook’ kanë filluar të mbyllen pas zbulimit të “Lule Gjelit”.

Zemaj ka thënë se gjurmët e tyre kanë mbetur dhe se s’do të mund të fshihen.

“Prej se u zbulua profili i “Lule Gjelit”, edhe disa servilë kishin filluar t’i mbyllnin profilet e tyre fake. Amo gjurmët ju kanë mbetur, sado që mundoheni të fshiheni. Takoheni ju fëlliqësirat në një pikë.Të pafytyrë”, ka shkruar Zemaj.