Lajme

Zemaj: Nuk ka institucion ndërkombëtar që nuk ua kemi kërkuar vaksinat!

04/09/2021 21:02
nga:M K

“Nuk ka institucion ndërkombëtar që nuk ua kemi kërkuar vaksinat!”. Kështu u shpreh ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj në “Blic Interview me Astrit Gashin”.

Zemaj, duke shpalosur detaje sa ishte kreu i dikasterit më të rëndësishëm në vend tash e një vit e ca, tregoi shumëçka që lejohet të thuhet, përcjell GazetaBlic.

Në pyetjen se pse nuk u siguruan dhe a u angazhuan për t’i siguruar vaksinat?, Zemaj konfirmoi se nuk kanë lënë institucion ndërkombëtar që nuk ua kanë kërkuar vaksinat.

“Si shtet, nuk ka vend apo institucion ndërkombëtar që nuk ua kemi kërkuar vaksinat. Kemi bërë maksimumin, por gjithçka varej nga forca e shtetit. Pra, për shtetet e vogla si ne, sigurimi i tyre është shumë i vështirë”, tha Zemaj.

LEXO EDHE:

Armend Zemaj: Masat anti-Covid duhet t’u besohen profesionistëve, Vitia – ministër i vendimeve politike

/GazetaBlic/