Lajme

Zemaj në përkrahje të grevës së punëtorëve teknik të Kuvendit: Udhëheqja ta trajtojë këtë problem, heshtja e turpshme

09/18/2024 14:30
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur përkrahje për punëtorët teknikë që po bëjnë grevë për shkak të kushteve të punë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se udhëheqja e Kuvendit duhet të trajtojë këtë problem, përndryshe ai ka thënë se heshtja është e turpshme.

Postimi i tij i plotë:

Grevë për dinjitet!

Është i papranueshëm fakti që tash e disa herë puntorët teknik të Kuvendit të Kosovës detyrohen të mbajnë grevë, në kërkim të respektimit të minimumit të dinjitetit të tyre, sepse trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, këtyre puntorëve të vyer me pagë të ulët, nuk u paguhet as trusti, as sigurimi shëndetësor, por as orët shtesë në seancat e gjata me orë të tëra, mos të flasim për punët në vikend.

Udhëheqja e Kuvendit duhet të trajtoj këtë problem, përndryshe është heshtje e turpshme.