Lajme

Zemaj: Në këtë legjislaturë edhe pse kemi pasur një shumicë të konsoliduar parlamentare, kemi pasur një arrogancë numrash

03/24/2024 22:40
nga:G B

Një deputet opozitar po vlerëson se dështimi i Kuvendit në realizimin e agjendës legjislative është qëllim i Vetëvendosjes, që tërë fuqinë politikë ta konccentroj tek qeveria , gjegjësisht te Kurti.

Armend Zemaj deputet i LDK-së ka theksuar për emisionin “Expose” se në këtë legjislaturë edhe pse kemi pasur një shumicë të konsoliduar parlamentare, megjithatë shton ai, kemi pasur një arrogancë numrash.

“Kemi pas një shumicë të konsoliduar ta quaj por me një arrogancë numrash, sjelljesh dhe mos punë, dhe më së paku efikasitet, ndërlidhja bëhet edhe me strategjinë legjislative të qeverisë, e cila nuk ka arritur për asnjë vit kalendarik, jo vetëm të përmbushë për së afërmi, por në minimumin e asaj të cilën është premtuar së paku si plotësim ndryshim por me shumë pak legjislaicon të ri por edhe pa përmbajtje në seancat që nuk kanë sjellë pothuajse asnjë produktivitet në vendim marrjen që përmirëson jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, kjo nuk është dëshirore është faktike dhe është në aspektin e statistikave, por mbi të gjitha është e sjelljes së papërgjegjshme të kësaj shumice parlamentare”, shprehet ai.

Zemaj vlerëson se po zhvlerësohet puna e Kuvendit.

“Mendimi im është që të zhvlerësohet puna e Kuvendit, të minimizohet vendimmarrja popullore, si përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe e gjitha të koncentrohet në fuqinë politike të kryeministrit ose të nëmënklaturës e cila dominon tash dhe udhëheq me grupin parlamentar që ne e quajmë parapolitika e Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaron deputeti Zemaj./Gazeta Blic/