Lajme

Zemaj: Ky pushtet e ka edhe një rekord, aftësinë për të mashtruar e fajësuar!

02/19/2022 20:25
nga:Y I

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga mungesa e menxhimit të pandemisë brenda një jave kemi 35 jetë të humbura si dhe rekord infektimesh, raporton Gazeta Blic.

Zemaj tutje ka thënë se derisa IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes, pushteti e bën krejt të kundërtën, u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit.

“Për më keq ky spektakel ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura pikërisht nga ky pushtet i paaftë” shkruan Zemaj në Facebook.

Reagimi i plotë: