Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti me pandeminë.
Ai iu është drejtuar Kurtit me një paralajmërim, duke thënë se pandemia edhe më tutje është në mesin tonë dhe se tento të punosh, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Kryeministër, pandemia nuk është lojë. Virusi ishte dhe është në mesin tonë, ndaj tento të punosh. Veç një herë në jetën tënde vendos dhe tento të punosh. Tento, mos u frikëso. Deklaratat pa punë janë veç fjalë të thata e të pamatura si dhe kanë kosto për qytetarët. Sipas Kurtit, virusi vetvetiu do të duhej të hiqej pas 14 shkurtit, por ja që nuk ndodhi. Ai kishte deklaruar e ishte lavdëruar se pandeminë e mundi, mirëpo dje, nga 9 raste i kemi 221 raste të reja me Covid 19, përkthyer ndryshe është një rritje prej afërsisht 2,500%.
Kryeminister , aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”, se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me “mindilin” tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar!
Shtatori po vjen!
/GazetaBlic/