Deputet nga radhët e Lidhjes Demoktarike te Kosovës, Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministrit që ta shkarkojë Ministrin e Shëndetësisë sepse sipas tij ai është treguar papërgjegjshëm dhe skandaloz.
Tutje ai tha se duhet edhe të kërkohet falje publike deputetëve dhe të gjithë familjarëve që ai vlerëson se kanë pësuar nga masat dhe mos mbikëqyrja e tyre nga ana e Qeverisë.
“Ky Ministër i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm nuk e pranoi përgjegjësinë por e pranoi gabimin e gabimi kushton, këtë gabim duhej ta merrte përbazë edhe vetë kryeministri me shkarkimin e këtij Ministri të Shëndetësisë i cli u tregua skandalozë.” tha ai në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Ai tutje deklaroi se paralajmërimet e partisë që përfaqëson në muajin qershor dhe në fillim të korrikut Qeveria i neglizhoi dhe u tallë.
Sipas tij më 11 dhe 12 gusht kur infeksioni u dhjetfishua, qeveria prapë vazhdoi me relaksimin e masave e largoi punëtorët shëndetësorë dhe inspektorët nën mbi këqyrjen e masave.
Tahiri: Po legjitimohen krimet e Serbisë, kriminelë janë Millosheviqi e Arkani


