Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër qasjen e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Sipas Zemajt, Kurti po tenton të mbajë për vete të gjitha pozitat, nga ajo e Kryeministrit e deri te mandati i deputetit, duke injoruar rregullat e sistemit demokratik.
“Albini i donë të gjitha – Kryeministër, deputet, kryetar partie… Me këtë logjikë, edhe President, edhe Kryetar i Gjykatës Kushtetuese e ndoshta edhe Kryetar Komune!” ka shkruar ai, duke shtuar se “demokracia nuk është Super Albin Show”.
Zemaj theksoi se askush nuk është mbi sistemin dhe se demokracia funksionon mbi baza të qarta institucionale dhe ligjore.


