Lajme

Zelenskyy tregon shifrën e të shpëtuarëve në korridoret humanitare

03/10/2022 08:09
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se të mërkurën u shpëtuan 35 mijë njerëz.

Zelensky theksoi se kjo u arrit përmes korridoreve humanitare të krijuara.

“Sot ne ishim në gjendje të organizonim tre korridore humanitare: nga qyteti i Sumy, nga qyteti i Kievit dhe rajoni i Kievit, dhe nga Enerhodar”.

Ai shtoi se përpjekjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së enjte.

I pari i Ukrainës ndër të tjera tha se autoritetet ukrainase po përgatisin gjashtë korridore humanitare për të larguar njerëzit nga zonat e sulmuara nga forcat ruse, raporton CNN.