Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, publikoi sot një video ku shfaqet afër selisë së administratës presidenciale në Kiev, në vazhdën e paraqitjeve publike kundër agresonit rus.
Në prapavijë shihen thasët më rërë, disa bredha me borë, dhe dy makina.
Ndërsa ai me zë të butë thotë: “Ka rënë borë. Por është njëfar pranvere. Është njëfar lufte, dhe njëfar pranvere. E zymtë kjo, por ne do të fitojmë”.
Në fund të videos, Zelenskyy ia shkel syrin kamerës.


