Lajme

Zelensky viziton Mbretërinë e Bashkuar

02/08/2023 10:11
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është vizita e tij e parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, bën të ditur Downing Street.

Zelensky do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe do të mbajë fjalim në parlament.

Ai do të vizitojë trupat e vendit të tij duke u trajnuar nga forcat e armatosura britaneze së bashku me kryeministrin Sunak, i cili së fundi tha se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotim të avionëve luftarakë dhe marinë dhe premtoi investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës, shkruan CNN.

Kryeministri Sunak tha se vizita e Zelenskyt në Mbretërinë e Bashkuar është testament i guximit, vendosmërisë dhe luftës së shtetit të tij, dhe testament i miqësisë së paprishur mes dy vendeve.