Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot forcat ushtarake pranë frontit në rajonin lindor të Donbasit, me qëllim që të shënojë Ditën e Forcave të Armatosura të atij vendi.
“Faleminderit për qëndrueshmërinë dhe forcën tuaj. Ju jeni gardianët e parë të pavarësisë sonë”, ka shkruar Zelensky në rrjetin Telegram.
Bashkë me tekstin e falënderimit ai ka publikuar edhe foto të takimit me ushtarët


