Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot trupat ukrainase në vijën e frontit, në rajonin juglindor të Zaporizhia, njoftoi kabineti i tij.
Një javë më parë, Zelensky kishte një udhëtim të ngjashëm, pasi ai vizitoi rajonin e Kharkiv, kujton Reuters.
“Dua t’ju falënderoj për punën tuaj madhështore, për shërbimin tuaj ndaj shtetit. Ju po na mbroni të gjithë neve, shtetin tonë,” u tha Zelensky ushtarëve.


