Lajme

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

03/22/2023 22:19
nga:G C

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar me një video mesazh të publikuar në Twitter besimtarët myslimanë për muajin e Ramaznit, duke kërkuar që Ukraina “të pastrohet nga e keqja ruse”.

Presidenti i Ukrainës tha se Ramazani i ardhshëm le të nisë me paqe dhe në tokën e lirë ukrainase, duke thënë se fuqia e lutjes në këtë muaj të Ramazanit të iu ndihmojë ta pastrojnë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse.

“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë. Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, shkroi Zelensky.