Disa komente interesante kanë ardhur nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, që kanë të bëjnë rreth anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO.
Sipas Sky News, pasi tha përpara fillimit të agresionit të Rusisë se ai donte që vendi i tij të bëhej pjesë e aleancës, ai u citua javën e kaluar të thoshte se ishte “ftohur” me idenë.
Ndërsa perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO janë dukur gjithmonë të largëta, një nga kërkesat kryesore të Vladimir Putin përpara sulmit ishte ndalimi që kjo të ndodhte ndonjëherë.
Dhe në një ndryshim të mëtejshëm të qëndrimeve të tij, Zelensky ka thënë këtë pasdite se vendi i tij duhet të pranojë se “nuk ka një derë të hapur” për anëtarësimin në NATO.
Presidenti vazhdoi duke thënë se “Ukraina e kupton se nuk është në NATO”, ndërsa propozoi një mënyrë që kombi të mbrojë qiejt e tij në mënyrë të pavarur, raportoi Sky News.
Kjo vjen pas komenteve gjatë natës në të cilat ai tha se negociatorët e tij kishin thënë se zhvillimet


