Gjatë samitit Ukrainë -Evropë Juglindore në Tiranë, presidenti Volodymyr Zelensky ka takuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq, vend ky që nuk i vuri sanksione Rusisë për agresionin që po e bën tash e dy vjet në shtetin që e udhëheq Zelensky.
Megjithatë, presidenti Zelensky e ka falënderuar Vuçiqin për siç ka thënë “mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta”.
“Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën”, shkruan tutje Zelensky.
“Unë e informova presidentin Vuçiq për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore”, shprehet ai.
I met with President @AVucic and thanked Serbia for supporting Ukraine’s sovereignty and territorial integrity, as well as its humanitarian and financial assistance and welcoming Ukrainians who fled the war.
I noted the importance of Serbia’s participation in the Peace Formula… pic.twitter.com/pDQlvU5xPF
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024