Lajme

Zelensky: Sulmi rus ndaj centraleve energjetike të Ukrainës la mbi 100 mijë familje pa rrymë

08/27/2025 17:11
nga:Sh R

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me sulmin rus ndaj centraleve energjetike të Ukrainës.

Ai u shpreh se si pasojë e këtij sulmi, mbi 100 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, raporton Sky News.

Presidenti i Ukrainës tha pa energji elektrike mbetën disa familje në rajonet Poltava, Sumy dhe Chernihiv, duke shtuar se shërbimet e emergjencës po punojnë për furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministria ukrainase e Energjisë se objektet energjetike ishin sulmuar 2 mijë e 900 herë vetëm që nga marsi i këtij viti.