Lajme

Zelensky: Shkatërrimi i digës nuk do ta pengojë kundërsulmin tonë

06/06/2023 19:50
nga:Astrit Gashi

Shkatërrimi i digës në Kakhovka nuk do të ndikojë në përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.

“Përfundimi kryesor është se shpërthimi ishte i qëllimshëm, por armiku veproi në mënyrë kaotike duke lejuar që pajisjet e tij të përmbyten. Në të njëjtën kohë, plasja e digës nuk do të ketë efekt në aftësinë e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj”, tha Zelensky, shkruan Skynews.

Ndërkaq Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimin e digës – megjithëse ekspertët thonë se kjo nuk do të kishte gjasa.