Lajme

Zelensky: Putini nuk është më djalë i ri, nuk ka shumë kohë

02/13/2026 23:06
nga:Mergim Rreci

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se vetëm Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe.

“Le të jemi të sinqertë, sot vetëm Ukraina po mbron Evropën. Sot vetëm Evropa po i jep para Ukrainës dhe po e ndihmon atë. Vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta ndalojnë Putinin”, tha ai për POLITICO.

Megjithatë, Zelensky shprehu shqetësim se Shtëpia e Bardhë mund të mos e kuptojë thelbin e problemit.

“Nga ajo që shoh unë, ata po dërgojnë më shumë sinjale se Ukraina duhet të bëjë kompromise, jo Rusia”, tha ai.

“Nuk mendoj se ky është qëndrimi i duhur. Sigurisht, është më e thjeshtë në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Duke iu referuar moshës së Vladimir Putinit, Zelensky vuri në dukje se presidenti rus, tani 73 vjeç, nuk është më një djalë i ri.

“Ai nuk ka shumë kohë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Zoti na ruajt të mos ketë shumë”, përfundoi ai.