Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku qartwsoi se vendi i tij nuk është i gatshëm ti falë territor Rusisë.
“Ukrainasit nuk janë të gatshëm t’i japin Rusisë një pjesë të territorit të tyre, si kusht për përfundimin e luftës, sepse Kremlini nuk do të ndalet me kaq dhe do të fillojë një agresion të ri pas dy ose tre vjetësh”, tha Zelensky.
Ai tha në një intervistë për shërbimin publik grek ERT se Ukraina është e gatshme të rivendosë integritetin e saj territorial.


