Lajme

Zelensky: Pas masakrave në Kramatorsk dhe Bucha nuk mund të qaj më

04/09/2022 15:48
nga:Genita C

“Nuk mund të qaj më!” Ky ishte komenti që bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën gjermane Bild.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kishte qarë për masakrat e djeshme në stacionin Kramatorsk dhe pas qindra të vdekurve në Bucha, ai u shpreh se pamjet e tmerrshme që ka parë gjatë gjithë këtyre ditëve të luftimeve e kanë tronditur, ndërsa tha me plot gojë “e urrej Rusinë”.

“Po, e urrej Rusinë, për ushtarët rusë. Kur shoh këto pamje para syve të mi, fëmijë të vrarë pa këmbë, pa krahë, më vjen inat, është e tmerrshme”- tha ai.