Lajme

Zelensky paralajmëron krizë globale ushqimore

05/02/2022 10:14
nga:G B

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka paralajmëruar se konflikti mund të shkaktojë një krizë ushqimore që prek vendet në mbarë botën.

Duke folur për programin australian të lajmeve 60 Minutes, Zelensky tha se vendi i tij mund të humbasë dhjetëra miliona tonë drithëra sepse Rusia kishte bllokuar portet e saj në Detin e Zi.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore.

“Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelensky.