Lajme

Zelensky: OKB nuk po e ndihmon Ukrainën

03/23/2022 11:09
nga:Astrit Gashi

Duke folur nëpërmjet video-lidhjes në parlamentin japonez këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk po ndihmon mjaftueshëm, në veçanti kjo vlen për OKB-në.

Ai gjithashtu theksoi se forcat ruse në Çernobil po përdorin këtë hapësirë pranë centralit bërthamor, për t’u përgatitur për sulme të reja.
Zelensky pranoi se në disa rajone të Ukrainës po zhvillohen luftime të ashpra, ku qytetarët nuk po arrijnë as që t’i varrosin familjarët e tyre që e kanë pësuar nga sulmet ruse.

Presidenti ukrainas i është adresuar një sërë politikanëve ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, dhe sot pasdite do t’i drejtohet edhe Asamblesë Kombëtare të Francës.