Lajme

Zelensky: Ofensiva në Kursk, për të parandaluar sulmet ruse në Sumy

08/24/2024 17:17
nga:Y I

Presidenti ukrainas Volodmyr Zelensky, thotë se ofensiva e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut ishte një masë parandaluese për të ndalur sulmet ruse në Ukrainën veriore dhe në qytetin e Sumy.

Ai tha në një konferencë shtypi se pushtimi ishte i vështirë, por kishte bërë përparim pozitiv.

Zelensky shtoi se përveç kapjes së ushtarëve rusë, nisja e pushtimit kishte qëllime të tjera që ai nuk mund t’i zbulonte.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët se 115 ushtarë rusë të përfshirë në një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën sot ishin kapur në Kursk.

Forcat ukrainase kanë marrë një vrull të ri nga nisja e pushtimit të Kurskut tre javë më parë.

Zyrtarët thonë se kanë marrë rreth 100 kilometra katrorë territor rreth Kurskut, shkruan Sky News.