Lajme

Zelensky: Nëse bie Ukraina, në shënjestër të Rusisë do të jenë Polonia, Rumania, Moldavia…

04/13/2022 18:38
nga:Astrit Gashi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video të re në të cilën paralajmëroi se konflikti në vendin e tij do të bëhet “gjakderdhje e pafund, duke përhapur mjerim, vuajtje dhe shkatërrim” dhe kërkoi armë shtesë nga vendet perëndimore.

Duke iu drejtuar opinionit në anglisht, Zelensky tha se Ukraina është mbrojtur nga Rusia “shumë më gjatë se sa kishin planifikuar pushtuesit”, raporton Guardian.

Por Rusia ka ende kapacitet për të kryer një sulm, dhe atw jo vetëm kundër Ukrainës.

“Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike do të bëhen objektivat e radhës nëse bie liria e Ukrainës”, vlerësoi Zelensky.

Ai tha gjithashtu se nevojiten armë shtesë për të shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë.

“Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë”, tha presidenti ukrainas.