Lajme

Zelensky: Na duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për t’i rikuperuar humbjet ekonomike

04/21/2022 23:41
nga:Genita C

Me shkatërrimin kolosal të infrastrukturës dhe ndërtesave në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për të rikuperuar humbjet financiare të shkaktuara nga pushtimi rus.

Gjatë fjalimit virtual në forumin e Bankës Botërore, Zelensky theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të përjashtojë menjëherë Rusinë nga organizatat ekonomike ndërkombëtare, shkruan BBC.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të ndërpresin lidhjet me Moskën.

Presidenti ukrainas tha se bllokimi i porteve në Detin e Zi nga rusët po pengon eksportet ukrainase, duke ndikuar kështu në sigurinë globale të ushqimit.

Për më tepër, kryeministri i Ukrainës Denis Smihal tha se PBB-ja e vendit mund të bjerë me më shumë se 50% këtë vit, duke thënë se pas luftës vendit do t’i duhet një plan rimëkëmbjeje i ngjashëm me Planin Marshall të zbatuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Sa i përket prodhimit bujqësor, ai tha se 80% e tokës së kultivuar vitin e kaluar pritet të kultivohet këtë vit.