Lajme

Zelensky largohet nga Shqipëria, përcillet nga ministri Hasani

02/28/2024 21:04
nga:Sh R

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbrëmjen e kësaj të mërkure ka lënë Shqipërinë, duke përmbyllur kështu vizitën historike.

Në aeroportin e Rinasit, ai është përcjellë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në Samitin, i cili u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, prezentë ishin dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.