Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane që po vazhdojnë të blejnë naftë ruse, duke theksuar se “fitojnë para me gjakun e njerëzve të tjerë”.
Në një intervistë për BBC, Presidenti Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të produkteve energjetike, nga të cilat Rusia do të fitojë n326 miliardë dollarë këtë vit.
Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës me Berlinin, i cili ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani i ka rezistuar thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.
“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash, po cështje mbijetese,” tha Zelensky për BBC.
Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin me më shumë armë në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po i merrnin furnizimet aq shpejt sa duhet për të shmangur sulmin e Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane po përpiqen të ndihmojnë dhe po na ndihmojnë. Por ende ne kemi nevojë për më shpejt, më shpejt dhe më shpejt, kjo është fjala kyçe tani”, tha Zelensky.


